18 C
Struga
Thursday, May 2, 2024
spot_img

Ali Ahmeti: Për 20 vite kemi realizuar synimet e gjeneratave që kishin punuar para nesh

Ali Ahmeti: Për 20 vite kemi realizuar synimet e gjeneratave që kishin punuar para nesh

Ka vazhduar edhe sot takimi i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti me qytetarë të komunës së Gostivarit më saktësisht me banorët e Qendrës, Xhamixhid, Lagja e re, Lagja e re 1, Silika, Zona e 6 dhe Mllaki. Krahas kryetarit Ahmeti, me fjalë rasti të pranishmëve ju janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, shefi i grupit parlamentar dhe nënkryetar i BDI Arbër Ademi, kryetari i degës së BDI Gostivar Valdet Xhaferi, nënkryetari i degës së BDI Gostivar Nexhati Jakupi si dhe deputetja Arta Bilalli Zendeli.

Ali Ahmeti – Kryetari i BDI

Një komunikim që në vazhdimësi e ka begatuar BDI dhe pikërisht e ka bërë edhe të pamposhtur për dy dekada që nuk është lehtë të korrë vetëm fitore dhe suksese që nuk do i mungojnë dhe në të ardhmen. Kemi lënë pas shumë punë të bëra për shqiptarët dhe nuk janë bërë për BDI qoftë në arsim, kulturë, shëndetësi. Më kujtohet në 2002 kur kam biseduar se sa specialistë shqiptarë ka në spitalin e Shkupit. Unë sot jam krenar që kjo gjendje ka ndryshuar për të mirë dhe vetëm këtu shoh 3-4 specialist dhe të merituar kurse e ardhmja është në duar tuaja sepse jeni ekipi më i ri. Shumë punë duhet parë se si i bëjmë ne nga universitetet te spitalet, çfarë cilësie ofrojnë dhe me pavarësi e kapacitete që duhet shfrytëzuar në shërbim të qytetarëve. Për 20 vite kemi realizuar synimet e gjeneratave që kishin punuar para nesh por nuk jemi ne ata që të krekosemi se jemi kontribues sepse pa kontributin e tyre as ne nuk do ishim kontribues. Nuk hyra në luftë për të qenë këtu para juve por më detyroi situata sepse më imponuan, kështu që hyra për të bërë një shërbim njerëzve por gjithmonë duke menduar se fundin e jo fillimin sepse fundi duhet të jetë dhe ai mbahet mend me ndershmëri dhe faqebardhë, ka deklaruar kryetari Ali Ahmeti.

Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit

Sonte jemi në një lagje të veçantë dhe specifike sepse gati dyzet vite ka ekzistuar një subjekt ekonomik. Kjo shtëpi i ka shtyllat dhe kulm të mirë dhe kur flasim për shtyllat kjo shtëpi ka shtyllat më të forta të mundëshme me kryeshtyllën siç sonte këtu dhe në takimet tjera është prezenca juaj që po dëshmoni se mbështetni këtë temel që bijtë e bijat tuaja e kanë mbrojtur me gjak. Kryeshtylla e kësaj shtëpie është kryekomandanti që kësaj shtëpie i ka dhënë kulm të sigurtë për faktin se ato shtëpia u janë rrënuar se nuk kanë pasur themele të sigurta, ka thënë para të pranishmëve Talat Xhaferi.

Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme

Në demokraci ky është kuvendi më i lartë i institucioneve dhe një organizatë politike që del dhe ballafaqohet me njerëzit kështu nuk duhet të ketë frikë për të ardhmen. Dua të përgëzoj për degën e re kryetarin që kohëve të fundit ka sjellë freski në organizimin politik duke vazhduar një bashkëbisedim dhe përulje ndaj njerëzve dhe mendoj se është vlerë e shtuar kjo mënyrë e veprimtarisë politike. Nëse i merni epokat e Maqedonisë janë disa prej tyre dhe nëse i ndani në 20 vjeçar në 100 vitet e fundit dhe tash që po kalojmë një periudhë e artë e shqiptarëve nga 2001 e këndej kur një popull i margjinalizuar bëhet zot në shtëpinë e vet dhe merr përgjegjësinë për fatin dhe të ardhmen e vet, ka theksuar Bujar Osmani.

Arbër Ademi – Shef i grupit parlamentar të BDI

Implementuesi i vërtetë i një qasje dhe politike të vërtetë është Ali Ahmeti dhe kjo u dëshmua në Gostivar ku si kryetar dege e kemi një djal të ri që e kam njohur kur ishte ministër i Drejtësisë, që ka udhëhequr suksesshëm dhe drejton degën këtu dhe do kemi fitore në zgjedhjet e rradhës. Punën e parlamentit e përcjellni dhe është transparente dhe kemi fatin që kryetarin e kuvendit ta kemi Talatin dhe nuk do mend që na duhen njohuri për të përçuar politikat tona në avancimin e çështjes jo vetëm etnike por edhe shtetërore, ka shtuar mes tjerave Arbër Ademi.

Valdet Xhaferi – Kryetar i degës së BDI në Gostivar

Po e përmbyllim gati javën e takimeve dhe bashkëbisedimit që e bën lideri ynë me qytetarët tanë në çdo pjesë të qytetit. Me të vërtetë gjatë gjithë këtyre takimeve dhe bisedave që kemi pasur kemi marrë dhe përcjellë porosi të pastra nga bashkëqytetarë tanë. Ne si degë e BDI, me gjithë ekipin paraprakisht kemi qenë në një kontakt intenziv me çdo qytetarë dhe me gjithë ata që kanë shprehur gatishmëri të jenë në kontakt me ne. Nga gjithë këto takime kemi parë se me të vërtetë qyteti ynë në nivel lokal dhe pushtetit vendor ka telashe dhe shqetësimë serioze andaj sonte e ditëve në vijim lideri së bashku me ekipin e tij janë këtu që të mund të jap një trajtim më ndryshe dhe qasje bashkëqytetarëve tanë sepse e meritojmë, vlerësoi Valdet Xhaferi.

Nexhati Jakupi – Nënkryetar i degës së BDI Gostivar

Bëhet gati se një javë prej se kemi filluar me takime dhe Valdeti është duke zhvilluar një samit politik i cili u shndëruar në një dëgjesë akademike ku kryetari ynë me bashkëpunëtorë takohen me qytetarët dhe kanë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të qajnë hallet. Kjo është mënyra më e duhur për fillimin e dekadës së 3 të BDI dhe më vjen mirë që kjo filloi pikërisht nga Gostivari. Si degë dalim para qytetarëve me figura të reja politike të cilët vazhdojnë rrugën e trasuar nga Ali Ahmeti, shtoi më tej Nexhati Jakupi.

Arta Bilalli – Deputete

Jemi këtu sonte për të vazhduar me trendin e takimeve për të dëgjuar hallet dhe shqetësimet që paraqesin detyrim për ne për të adresuar të njejtat. Vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm për të ardhmen dhe jetojmë në një moment që duhet të rruhet orientimi pro-perendimor dhe atë për të siguruar jetë më cilësore për ne. BDI gjithmonë ka qenë krah aleancave pro-perendimore megjithatë në një moment si ky shohim shumë ndarje dhe ofendime në shoqëri por kultivimi dhe ruajtja e demokracisë është obligim për partitë politike, tha deputetja Arta Bilalli Zendeli.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles