13 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Ali Ahmeti nga Prishtina: Platforma jonë për liri e shkruar me gjak

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në përvjetorin e Mehmet Hajrizit ku para të pranishmëve ka mbajtur një fjalim duke përshkruar kështu me pak fjalë se si janë organizuar me bashkdrejtuesit e Lëvizjes, si janë zhvilluar ngjarjet.

Të gjitha Lëvizjet, pas vendosjes së rregjimit ushtarako-policor, një pas një mbyteshin, shuheshin por Lëvizja që lindi që u brymos, që u krijua platformë e cila krijoi vazhdimësi, pa shkëputshmëri deri në fillimin e kryengritjes së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka theksuar kështu Ahmeti gjatë fjalimit të tij.

Fjalimi i plotë i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti:

Të dashur bashkëveprimtar, bashkdrejtues, ushtar të UÇK-së, familje të dëshmorëve,

Unë me kënaqësi morra ftesën për të marrë pjesë në këtë ngjarje, me rastin e përvjetorit të shokut tonë drejtuesit Mehmet Hajrizi.

Të gjitha Lëvizjet, pas vendosjes së rregjimit ushtarako-policor, një pas një mbyteshin, shuheshin por Lëvizja që lindi që u brymos, që u krijua platformë e cila krijoi vazhdimësi, pa shkëputshmëri deri në fillimin e kryengritjes së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pikërisht këto themele, gurrëthemeltar të kësaj Lëvizje ishin Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni por gurrëthemeltar të parë ishin Kadri Zeka e Rexhep Malaj, Rafi Halili dhe në vazhdimësi pas rrënies së grupit të studentëve, pas rënies së organizatorëve dhe drejtuesve të protestave në vitin 1981, kur gjithë mendonin se Lëvizja jonë nuk do ringritet, ajo u bë më e fortë me Rexhep Malaj që doli nga burgu dhe zuri vendin e organizatorëve të demonstratave të vitit 1981. Bashkë me Nuhi Berishën, Kadri Osmanin që përsëri me forcë dhe më të fortë e ngritën Lëvizjen.

Rënia e Rexhepit, Nuhiut, kur gjithë mendonin që sërisht e shuan rezistencën, në 1985 për motiv ishin porositë-testamenet e Rexhep Malës dhe një motiv më shumë për gjitha grupet që ishin shkëputur në Kosovë, Maqedoni, Luginë e Mal të Zi u bashkuan dhe demonstruan në një krah të fuqishëm për rënien e Zija Shemsiut. Por goditjet përsëri nuk rreshtën, në krye të këtij bashkimi ishte Fehmi Lladrovci, Xhavit Haziri që motivuan rradhët për ndryshim të veprimtarisë dhe punës.

Më 1989, në zhvillimet më të mëdha, Afrim Zhitija, Fadil Vata organizohet konferenca në Divjakë me çka merr kuptim rezistenca që për herë të parë miratuan platformën se duhet ndryshuar strategjia e përballjes me pushtuesin.

Baca Mehmet ju jemi mirënjohës, të rrosh sa do vetë bashkë me shokë, ne të tjerët kemi bërë detyrimet, angazhimet që kanë dalë dhe amanetet të Kadriut, Jusufit, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Afrim Zhitisë të cilët jo vetëm me pendë por me djersë e gjak na e lanë atë platformë. Lavdi të gjithë të rrënëve për liri. Rrofshi e qofshi të gjithë ju shokë, rrofsh e qofsh baca Mehmet.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles