8.9 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Ali Ahmeti nga Kërçova: Vazhdojmë kapitullin e ri me Fatmir Deharin, rretho numrin 3

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Kërçovë ku ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Fatmir Deharin dhe listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Gazmend Jusufin, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Kërçovës. Banorëve të Kërçovës me këtë rast iu drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Kryeparlamentari Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Fatmir Dehari dhe bartësi i listës së këshilltarëve Gazmend Jusufi. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen ndaj kandidaturës së Fatmir Deharit duke e vlerësuar lartë punën e tij të dëshmuar në krye të komunës. “Jam sot këtu me të gjithë së bashku për të dhënë përkrahje Fatmir Deharit. Jemi me ju për 20 vite me rradhë që të dalim faqebardhë në të gjitha fushëveprimtaritë. Ky është mandat për shkëlqim sepse Agjenda e blertë tërë sistemimin e ambientit të projektuar në të gjitha sferat pritet epilogu përfundimtar të fillojnë punimet dhe fshatrat e qyteti jonë të lulëzojë. Në projekt e sipër është gazifikimi që vitin e ardhshëm të depërojë në Kërçovë që ndihmon Agjendën tonë të mos ndotet ajri. Mbi shpatullat e mia ka përgjegjësi të mëdha në përzgjedhjen e kuadrove përfshirë dhe Fatmir Deharin. Unë shfrytëzoj tre instanca, bazën-degën, qendrën ku jam dhe unë si dhe popullin. Dhe unë e respektoj vullnetin e shumicës së popullit sepse ky është kapitulli i ri”, ka theksuar kryetari i BDI-së Ahmeti. Kryeparlamentari Xhaferi në këtë tubim tha se kërçovarët edhe në këto zgjedhje do të dinë të bëjnë dallimin dhe të veprojnë drejtë e të votojnë blertë. “Gjithë jemi të vendosur që fitoren ta vazhdojmë duke vepruar drejtë si kemi vepruar drejtë në gjitha ciklet zgjedhore. Kërçova udhëkryqet i ka drejtuar që moti, rruga e saj është vetëm BDI dhe numri 3, të vazhdojë me birin e vet që ka ditur të udhëheqë komunën pa i dalluar qytetarët. Andaj, jam i bindur që kërçovarët edhe në këto zgjedhje do të dinë të veprojnë drejtë dhe të votojnë blertë”, tha para qytetarëve Xhaferi. Zëvendëskryeministri i parë Grubi në fjalimin e tij tha se jemi bërë bashkë të gjithë në përkrahje të Fatmir Deharit dhe se më 17 Tetor në Kërçovë ka vetëm një numër, numri 3. “Bashkë gjithë këto shokët e mi, ushtarë të Ali Ahmetit janë në përkrahje të Fatmir Deharit. Nuk fshihemi dhe dalim në mejdan pikërisht në shesh të Kërçovës, sepse kemi ardhur për të përkrah Fatmirin. Kërçova është fitorja më e madhe e Marrëveshjes së Ohrit dhe konfliktit të vitit 2001 dhe për asnjë çmim nuk guxon të rezikohet. Prandaj, gjithë jemi bërë bashkë në përkrahje të Fatmir Deharit dhe numrit 3. Koha e eksperimenteve që u zhvilloheshin në kazerma ka përfunduar në momentin kur fatin e shqiptarëve këtu e ka marrë në dorë Ali Ahmeti. Më 17 Tetor këtu ka vetëm një numër, numrin 3”, ka theksuar Artan Grubi. Kandidati për kryetar komune në Kërçovë, Fatmir Dehari para qytetarëve tha se në mandatin e tretë do të transformojë komunën në të gjitha sferat. “Kërçovën tonë në këtë mandat që po vjen e pret transformimi tërësorë në të gjitha sferat zhvillimore në bazë të parimeve, standardeve, përkushtimit dhe kontributit tonë të barabartë me te gjitha atributet euro-atlantike për ta ndërtuar edhe më tepër e të ngjajë si qytetet që rrezatojnë zhvillim, pastërti, gjelbërim, dituri, deshirë për ta vizituar, dashuri për vendlindjen nga mergimtarët tanë, por që me perspektivën e vet, me burimet njerëzore dhe pasuritë e sajë, Kërçova do të frymezojë, nxisi dhe inkurajoje kthim të bashkëqytetarëve tanë nga mergimtata për të investuar në vendlindje, duke iu bashkuar investitorëve dhe afaristeve kërçovarë që Kërçova të behet vend joshës në të gjitha drejtimet”, tha Fatmir Dehari. Bartësi i listës së kandidatëve për këshilltar Gazmend Jusufi tha se është nderë dhe përgjegjësi për të që të drejtojë një listë plot profesionist. “Ndiej nderë dhe përgjegjësi të jem bartës liste ku prapa meje janë një grumbull kuadrosh profesionale të Kërçovës, secili i dëshmuar në profesionin e tyre, me shpresë që do të sjellim më të mirën për komunën tonë. Falë kontributit të Ali Ahmetit u bënë shumë procese në Kërçovë dhe falenderojmë që jetojmë në epokën e ndryshimeve në të mirë të shqiptarëve”, tha Gazmend Jusufi. Bashkimi Demokratik për Integrim nesër një ditë para përmbylljes së fushatës zgjedhore do të vazhdojë në komunën e Tetovës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles