7.9 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

Ali Ahmeti nga Dibra: Agjendën e blertë do e çojmë përpara me ekip dhe vizion, rretho numrin 3

Dibra ishte komuna e rradhës ku Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e vazhdoi fushatën parazgjedhore duke prezantuar kështu kandidatin për kryetar komune Hekuran Dukën si dhe listën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë të kryesuar nga Fuat Spahiu.Para të pranishmëve fjalim rasti ka mbajtur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe kandidati për kryetar komune, Hekuran Duka.Kryetari i BDI-së Ahmeti para të pranishmëve në Dibër tha është jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e madhe dibrane.“Për këto 20 vite unë jam mirënjohës për ju që keni dhënë mbështetje të parezervë sepse keni bërë vlerësimin e duhur ashtu siç vlerësojnë dibranët. Në plan të parë keni vendosur familjen, përparimin e kombit, edukatën, mirëkuptimin, tolerancën dhe pikërisht duke pasur këto orientime jemi vlerësuar dhe përkrahur nga pjesa dërmuese e shqiptarëve në këto hapësira. Ne kemi hapur një kapitull të ri, Agjendën e gjelbër, me ekip të mirë dhe vizion, andaj këtë agjendë duhet të çojmë përpara”, tha kryetari i BDI-së Ahmeti.Zëvendëskryeministri i parë Grubi, para të pranishmëve tha se do të vazhdojnë të mbështesin projektet për Dibrën sepse kështu bëjnë më të lehtë mirëqenien njerëzore.“Dibranin e nderon ai që jeton në Dibër se e mbështet dibranin, ai që jeton dhe kalon me ju e din se çfarë vërtetë ju duhet juve. E shihni dallimin dhe vërtetë fjalimi i Hekuranit ishte vërtetë mbresëlënës, për dy vite aq shumë projekte dhe për katër vitet e ardhëshme edhe shumë projekte të cilat i ka dëgjuar nga ju e nuk i ka shpikur nga mendja e vet, po janë hallet e përditshme ndërsa detyrë e jona është që të qëndrojmë prapa Hekuranit në realizimin e projekteve. Ashtu siç janë zbatuar të gjitha projektet që Duka i kanë dorëzuar në Qeveri. Nuk ka projekt të cilin e prezantoi para jush dhe që do të lind si nevojë e juaja që nuk do i qëndrojmë prapa sepse kështu na ka udhëzuar Ali Ahmeti. Ne po flasim për projekte, ne flasim për realizim të nevojave tuaja, për gazifikum e hekurudha, kanalizim e shumë projekte të tjera. Kur ju më 17 tetor do të na obligoni neve me fitore të madhe, do na bëni borxhli për të mbështetur gjithçka që tha Hekurani në programin e tij”, tha Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.Kandidati për kryetar në komunën e Dibrës, Hekuran Duka tha se projektet në këtë komunë do të vazhdojnë në mandatin e ri.“Po ritakohemi sërish pas një gjysëm mandati që edhe pse dy vjeçar për nga kohëzgjatja por shumë më shumë se aq për nga përmbajtja, intenziteti dhe produktiviteti, një rrugëtim 2 vjeçar ku parashikuam shumë çka. Arritëm me shumë mund dhe djersë që të kryejmë rreth 800 mijë euro investime nga buxheti i Komunës së Dibrës, kryesisht në Infrastrukturë, regullimin e ujit të pijshëm (faza e parë), rikonstruimin e qendrës së qytetit, sheshit Skënderbej, kënd modern lojërash për fëmijë, rrethrotullimin e ri të qytetit pranë spitalit, sanimin e rrugëve dhe rrugicave nëpër lagjet e qytetit me shtresa asfaltike apo pllakëzim, ndriçimi publik si dhe përkrahjen e shumë aktiviteteve sportive, kulturore dhe artistike”, ka thënë para të pranishmëve, Hekuran Duka kandidat i BDI-së për kryetar në komunën e Dibrës.BDI nesër fushatën do ta vazhdojë në komunën e Sarajit ku do të prezantojë kandidatin për kryetar komune Blerim Bexhetin si dhe listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Muhamed Rama

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles