13 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

Ali Ahmeti dhe ministrat e BDI-së, nesër qëndrojnë për vizitë në Kosovë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar me një ekip të tij, nesër shkon për vizitë në Kosovë.

Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se Ali Ahmeti nesër do të vizitojë Gjakovën.

“Ju njoftojmë se Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar mga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Zëvendës Kryeministri i parë, Artan Grubi, Ministri i Financave, Fatmir Besimi, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, dhe shefi i grupit parlamentar, Arbër Ademi, ditën e shtunë, me 2 shtator 2023, me fillim në ora 13:00, do të vizitojnë kapacitet prodhuese të fabrikës Comodita në Gjakovë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles