10.4 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Ali Ahmeti: Agjenda e blertë është jetë, të dalim faqebardhë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën për zgjedhjet lokale mbrëmë nga Dollneni e vazhdoi në Pllasnicë, ku prezantoi kandidatin për kryetar të komunës në Pllasnicë z. Alija Jaoski dhe listën e këshilltarëve.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti para banorëve të Pllasnicës theksoi se platforma zgjedhore e partisë së tij ka për bazë Agjendën e blertë e cila garanton jetë më cilësore për të gjithë qytetarët e Pllasnicës.

“Në këtë 20 vjetor, Marrëveshja e Ohrit i vendosi në situatë të barabartë të gjithë komunitetet, bëri paqe në këtë vend. Është arritur që të gjithë qytetarët të jenë dal-zotës në vendin e vet. Kjo përkrahje që ka ardh për gati dy dekada me rradhë, është si rezultat i vlerësimit të drejt që bëhet për shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, sepse ne ju ftuam që të gjithë të jetojmë me dinjitet dhe të barabartë. Çdo veprim e kam bërë me përgjegjësi të lartë. Jam përpjekur të jem realist, kam punuar me zemër dhe me kokë të ftohtë. Kush nuk ka besuar, se në këtë vend do të arrihet që komunitetet të kuptohen mes veti, ka edhe shumë punë të bëhen, a ka paragjykime, sigurisht që ka. Ky vend shumë shpejt do jetë pjesë e BE-së, dhe unë besoj se ky vend ka kapacitet për të çuar punët përpara. Sot jemi me një Agjendë të re, shumëkush kishte rezerva por ne dolëm me këtë platformë. Pra kjo platformë është jetë, është për ajër të pastër. Aliu si kandidat për kryetar komune, ne do i rimë mbas dhe duhet të mbështesim dhe të dalim faqebardhë”, ka theksuar kështu Ali Ahmeti.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles