8.9 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Alarm në selinë e OKB në Nju Jork, një person i armatosur nuk i shqitet godinës, rrethohet zona

Jashtë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara është dhënë alarmi pasditen e sotme. Mediat bëjnë me dije se një person i armatosur është ndalur para godinës duke refuzuar të largohet.

Policia ka rrethuar zonën dhe po negocion me personin e armatosur. Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shtyrë këtë të fundin të ndërmarrë këtë veprim.

Në videot e publikuara në mediat shfaqet një burrë me këmishë të kuqe dhe xhaketë kafe duke ecur para ndërtesës.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut i bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg godinës. “Për shkak të një aksioni policor shmangni këtë zonë”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles