12.7 C
Struga
Thursday, September 29, 2022
spot_img

Aktivistët rusë: Moska po rekruton të burgosurit në luftën e Ukrainës, në këmbim u premton lirinë

Burgjet ruse po rekrutojnë vullnetarë që të luftojnë në Ukrainë, e në këmbim u premtojnë lirinë, pretendojnë aktivistët rusë.

“Të dyshuarit dhe të arrestuarit po rekrutohen me premtimin se në këmbimin do të jenë të lirë apo pa ndonjë aktakuzë”, tha Olga Romanova, aktiviste ruse që jeton dhe vepron në Berlin, ku përmendi rastin e një burgu në periferi të Moskës, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se një praktikë e tillë po aplikohet në tërë territorin e Rusisë”, tha Romanova, ekspertë për të drejtat e të burgosurve.

Fakti që në shumë pjesë të Rusisë janë vendosur shumë transparentë përmes të cilëve bëhet thirrje për pjesëmarrje në luftë, kjo tregon se Moskës po i mungon personeli. Qytetet ruse dhe rajonet e ndryshme po tentojnë të formojnë batalione të reja.

Nga gjykatat në Rusi është bërë e ditur se të burgosurve dhe atyre që dyshohen për krime të kryera, u është ofruar zgjidhja mes shkuarjes në burg dhe asaj në luftë.

Themeluesi i portalit Gulaga.net, projekt ky që ka për qëllim luftën kundër dhunës në burgjet ruse, ka konfirmuar se një praktikë e tillë është parë nëpër të gjitha burgjet e Rusisë.

Për rekrutimin e të burgosurve shkruan edhe mediumi rus Meduza, që pretendon se kjo procedurë po bëhet përmes ushtrisë private të Vladimir Putinit – Wagner.

Të burgosurve u ofrohet pagë mujore prej 1,600 dollarë, dhe një shumë e caktuar e parave për familjarët e tyre në rast se humbin jetën në luftë. E aty përfshihet edhe amnistia nëse arrijnë të kthehen gjallë nga lufta.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles