14 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

Aksidentohet në Bullgari autobusi nga Maqedonia, të paktën 46 viktima

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën Struma në Bullgari, shkruan BGNES, transmeton SHENJA.

Në aksidentin kanë qenë 52 persona. Gjashtë persona të cilët i kanë mbijetuar aksidentit janë në spitalin “Pirgov” në Sofje.

Mes të vdekurve ka pasur 12 të mitur, në mesin e të cilëve dhe dy binjak.

“Në ‘Pirogov’ janë vendosur shtatë persona të gjithë me djegie në trup. Njerëzit janë në gjendje të rëndë kanë humbur familjarët”, ka thënë Maja Argirova, udhëheqëse e klinikës në “Pirgov”.

Autobusi rreth orës 21:00 ka hyrë në pikën kufitare Kapitan Andreev. Rreth orës 3:00 ka ndodhur aksidenti në autostradën Sofje- Bllogoevgrad.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles