8.7 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Aksident në aksin rrugor Gostivar-Tetovë,përfshihen disa vetura.Ka të lënduar

Dje rreth orës 17.00, në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Tetovë në afërsi të kryqëzimit të Zherovjanit, në të cilin kanë marrë pjesë tri automjete: vetura “Audi” me targa kroate të drejtuara nga 48-vjeçari F.A. nga Piroku i Tetovës, një veturë “Mercedes” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 20-vjeçari B.A. nga Senokosi i Gostivarit dhe vetura “Opel”, po ashtu me targa të gostivarit, e drejtuar nga 55-vjeçari M.A. nga Bogovina e Tetovës informon Tetovasot. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i “Opelit” D.A.H (32) nga Debreshi i Gostivarit, ndërsa me lëndime trupore kanë përfunduar shoferi dhe pasagjeri i dytë i të njëjtit automjet, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës ku ishin transferuar për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles