6 C
Struga
Wednesday, November 30, 2022
spot_img

Aksident i rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë, vetura bie në humnerë dhe merr flakë

Sot (28 shtator) në SPB Tetovë, është raportuar se në magjistralen Gostivar-Kërçovë, në afërsi të urës së Novosellës, automjeti i peshave të rënda “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga M.T. (32) nga Shkupi, ka dalë nga rruga, ka rënë në humnerë dhe ka marrë flakë.

Shoferi i automjetit është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Gostivarit kanë lokalizuar zjarrin në automjet.

Një ekip nga Drejtoria për Punë të Brendshme Gostivar po kryen kontroll në vendin e aksidentit.

Më herët edhe nga “Rrugët e Maqedonisë”, njoftuan se aksi rrugor Gostivar-Kërçovë është i mbyllur për shkak të këtij aksidenti.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles