9.1 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Akademiku gënjen

Akademiku gënjen

Në platformën YouTube i dëgjova të gjitha fjalimet, kumtesat dhe debatet e akdemikut Ferid Muhiç. U befasova për të keq dhe pyes se si është e mundur q një njeri i shtyrë në moshë me shtatëdhjetë e kusur vite, profesor universitar dhe me titull të lartë shkencor – akademik, të përpiqet në mënyrë të paskrupullt t`a fsheh të vërtetën dhe ta plasojë gënjeshtrën. E gjithë kjo ka të bëjë me ne shqiptarët dhe paraardhësit tanë ilirët. Pyes pse ky njeri të merr një qëndrim të tillë? Është vallë pasojë e njdënjë kompleksi apo për shkak të mungesës së identitetit kombëtar? Feja nuk është identitet. Njerëzit fenë mund t`a zgjedhin, mund t`a ndërrojnë, mund edhe mos të jenë besimtarë dhe njëkohësisht të jenë njerëz të suksesshëm në jetë dhe në shoqëri. Elementi kryesor dhe më i rëndësishëm që një individi apo një bashkësie i jep identitet është gjuha amtare. Uroj që qëndrimi i akademikut F.M. mos të jetë për shkak të ndonjë averzioni ndaj shqiptarëve. Në asnjë rast nuk i përmend ilirët të cilët janë botërisht të pranuar nga shkenca si banorë më të vjetër dhe autokton të Gadishullit Ballkanik, apo më mirë të themi siujdhesës Ilirike. Në këtë shkrim unë dë të ceki disa nga ato gënjeshtra me shpresë në gjykimin e lirë dhe përkrahjen e një publiku më të gjërë, duke përfshirë këtu edhe doktorët e shkencës të cilët i kemi me bollëk.

  1. “Shkupin e themeluan helenët”. T`a mohosh një fakt se Shkupin e kanë themeluar fiset ilire – dardanët, do të thotë të jesh krzekëput qëllimkeq. Dardanët shtriheshin deri në Velesin e sotëm, u lënë mundësi helenëve të kenë takim me Shkupin.
  2. “Shqiptarët në mesjetë bënë marrëveshje me turqit që ta pranojnë islamin, ndërsa turqit tua japin Kosovën.” Një marrëzi e këtillë i tejkalon edhe romanet fantastiko-shkencore.
  3. “Boshnjakët janë kombi i vetëm autokton në Ballkan.” Boshnjakët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve së bashku me dalmatët dhe malazezët të cilët në rrethana të vështira historike, ekonomike dhe shoqërore nuk ishin në gjendje që ta ruajn gjuhën e tyre ilirishten (gjuhën e sotme shqipe) dhe pranuan gjuhën sllave si gjuhë të tyre amtare duke e marrë nga sllavët të cilët erdhën në Ballkan rreth qindvjeçarit VI të erës sonë. Akademiku F.M. ka rrëshqitur në gropën në të cilën u “mbyt” Nikolla Gruevski i cili vite me rradhë u përpoq me ngulm poashtu të plasojë një gënjeshtër se gjoja maqedonët e sotëm sllavë janë pasardhës të maqedonëve antikë dhe Lekës së Madh duke mos qenë në gjendje ta pranojnë një fakt se në mes Lekës së Madh dhe maqedonasve të sotëm sllavë ka një zbrazëtirë historike prej gati një mileniumi. Si mundet që boshnjakët me guhë amtare sllave të jenë autoktonë dhe si mundet që sërbët dhe kroatët që e pranojnë se janë sllavë të kenë pranuar gjuhën sllave nga boshnjakët “autoktonë”.
    Nëse akademiku F.M. dëshiron që ti shpëton boshnjakët e tij nga asimilimi serbo-kroat, atëherë le të del dhe të kërkojë nga bashkëkombasit e tij tu kthehen rrënjëve të të parëve të tyre të vërtetë, t`a mësojnë gjuhën shqipe si e vetmja gjuhë që vjen nga ilirishtja.
  4. “Boshnjakët në Sanxhak janë autoktonë prej kur në malet dhe fushat e Sanxhakut ka mbirë bari.” Nuk ka nevojë që akademiku F.M. të kthehet larg në histori, por le ta sheh regjistrimin filmik (dokument faktik) “Novi Pazar 1904” dhe do ta sheh se në vitin e lartëpërmendur në Pazarin e Ri (Novi Pazar) nuk ka kurrëfarë gjurme të boshnjakëve me gjuhë amtare sllave, sepse regjistrimi filmik në fjalë dokumenton se në Pazarin e Ri (Novi Pazar) më 1904 (por edhe në vitet 60-të – 70-të) ka patur shqiptarë dhe vetëm shqiptarë dhe xhandarë osmanlinjë. E vërteta është mbi të gjitha, e vërteta është vetë perëndia. “Para fakteve edhe zotërat ulen.”
    Ne shqiptarët sot nuk guxojmë t jetojmë me veprat, bëmat dhe lavditë e të parëve tanë siç bëjnë shumica që rrijnë gjithë ditn në çajtore dhe këndojnë këngë të Adem Jasharit. Adem Jashari është hero kombëtar. Ne sot në kushtet e paqes duhet të krijojmë Adem Jasharë të rinj në fushën e shkencës, artit, kulturës, ekonomisë, teknologjisë, sportit, me një fjalë në të gjitha fushat e jetës. Çdo gjeneratë të krijojë Adem Jasharin e vetë. Vetëm në këtë mënyrë mund ta kapim hapin e humbur me të tjerët. Budallenjtë përtej gardhit janë të gatshëm të vriten për foteljen e kryetarit, ndërsa armiku ynë ngre ushtri për okupimin e Prizrenit.
    Ida Trena, janar 2022

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles