6.3 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Ajdari: Bllokada e VMRO-së, “Besës” dhe Levicës dëmton qytetarët dhe vendin

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Berat Ajdari në një deklaratë për portalin Indeks.mk ka thënë se nuk habitet nga koalicioni VMRO-LEVICA për bllokim të Kuvendit por thotë se është e pakuptueshme që kësaj dyshe i është bashkëngjitur edhe opozitarja shqiptare, Lëvizja Besa.

Ai shton se është e pakuptimtë se si “Besa” u shit tek Levica dhe VMRO-ja duke ditur politikën “fashiste” dhe anti shqiptare të Levicës.

Ajdari deklaron se bllokimi i Kuvendit nuk është në interes të qytetarëve, respektivisht të shqiptarëve.

“Është për të ardhur keq se si qarqe të ndryshme ndikojnë në politikën e vendit. Vendimi i VMRO-së, Besës dhe Levicës nuk i ndihmon vendit. Bllokimi i Kuvendit dhe institucioneve në këtë rast është në dëm të qytetarëve në përgjithësi dhe nuk do i shërbej vendit që të përparojë në rugën e tij në integrimet drejtë BE-së”, tha fillimisht Ajdari.

Ai deklaroi se Besa do të pësojë nga ky koalicion.

“Nuk dua të komentoj qëndrimet e “Levicës” dhe zotit Apasiev pasi qëndrimet e tij tashmë dihen dhe janë publike dhe orientimet e tyre pro-ruse. Neve na habit fakti se si mund të bashkëpunojnë partitë shqiptare me Apasievin kur e dimë se ky vendim është në dëm të shqiptarëve”, deklaroi Ajdari.

Ajdari në fund tha se në Kuvend duhet të ketë debat konstruktiv dhe të gjinden mënyra më e mirë për të punuar për popullin.

Kundër Lëvizjes Besa foli edhe deputeti Kastriot Rexhepi i cili në një prononcim për indeks tha se Besa po ia kthen borxhin VMRO-së, me votat e të cilës fitoi Tetovën. Shtoi se BESA është kthyer në satelit të VMRO-së dhe Levicës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles