28 C
Struga
Friday, July 26, 2024
spot_img

Ahmeti: Nuk ka pasur “zjarr”, asgjë nuk e cenon unitetin e BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, menjëherë pas takimit me “Grupin e zjarrit” pas 6 orës takim, ka dhënë një prononcim për shtyp para gazetarëve. Ahmeti tha se nuk ka “zjarr” në BDI dhe se nuk ka “Grup zjarri” dhe se çdo gjë është në kuadër të normalitetit. Ai shtoi se debati ka qenë në kuadër të partisë, si çdo mbledhje normale brenda partisë.

“Asgjë nuk e cenon unitetin e BDI-së, të gjitha këto takime janë në kuadër të normalitetit. Më 15 tetor do të ketë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku Këshilli do të zgjedhë kryesinë dhe Këshillin Mbikëqyrës. Pasi të mbarojë mbledhja, kryesia do të tërhiqet për të zgjedhur organet. Të gjithë këtë proces do ta ndjekin të gjithë funksionarët.”- tha Ahmeti.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles