20 C
Struga
Monday, May 13, 2024
spot_img

Ahmeti në takim me Escobar: Kosova shqetësim ynë i përbashkët

23:40 / 25.08.2023

Ahmeti në takim me Escobar: Kosova shqetësim ynë i përbashkët

M.Sh/RTKlive

Pas takimeve me liderët e Maqedonisë së Veriut në Shkup, i dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka takuar edhe kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me të cilin ka biseduar për ndryshimet kushtetuese dhe zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës.

Ahmeti në facebook thotë se me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Gabriel Eskobar ka shprehur mbështetje të plotë për integrimin evropian, i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa thotë se e ka garantuar përfaqësuesin amerikan për t’i prirë këtij procesi.

“Kosova ishte shqetësim i përbashkët i joni, me ç’rast të dy vlerësuam që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë”, ka shkruar Ahmeti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç thotë ai, janë miku më i vyer dhe i çmuar jo vetëm i Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarëve dhe tërë rajonit. “Por, shqiptarët në veçanti, janë mirënjohës për rolin dhe kontributin amerikan për liri, paqe dhe demokraci, dhe ky vlerësim i të gjithë neve nuk lëkundët dot|, ka shkruar Ahmeti.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles