16 C
Struga
Monday, April 15, 2024
spot_img

Ahmeti fton në takim Këshillin e Përgjithshëm të partisë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, për ditën e nesërme ka ftuar në një takim të gjithë anëtarët e Këshillit të përgjithshëm, ku do të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Ai këtë takim e thërret, pasi, dje opozita në vend njoftoi se është formuar shumicë e re, duke përfshi këtu, VMRO-DPMNE, ASH-Alternativa, E majta dhe Besa.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit tē përgjithshëm, Kryetari Ahmeti ju fton në takim te KP BDI në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Takimi do të mbahet nesër, e diel, me 07 nëntor 2021, me fillim në ora 13:00, në Tetovë,restoranti ARRA. Prezenca e obligueshme me respektim të masave mbrojtese kundër Covid-19”, thuhet në ftesën e kryetarit te BDI-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles