23 C
Struga
Tuesday, May 24, 2022
spot_img

Ahmeti flet për Regjistrimin: Është punuar me përgjegjësi

Në një intervistë për Indeks.mk, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim flet për vlerësimin e tij mbi rezultatet e procesit të Regjistrimit të mbajtur në vend si dhe akuzat e opozitës mbi kundërshtimin e shifrave.

Indeks.mk: Cili është vlerësimi juaj për rezultatin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut?

Ahmeti: Kjo ka qenë një ndërmarrje statistikore, janë angazhuar ekipe të tëra. Është bërë regjistrimi i popullatës rezidente dhe jo rezidente, është bërë regjistrimi i amvisërive dhe të begative kombëtare që ka në vend. Do të doja të them që ky moment të mos shërbej për politizim të masave, të mos keqpërdoret nga subjektet politike për politikat ditore të tyre sepse është terrorizim i popullatës. Në këtë ndërmarrje statistikore janë përfshirë ekspert ndërkombëtar nga EUROSTAT të cilët kanë bërë vlerësimet e tyre të mira si proces statistikor. Në çdo vend, ka dmth nuk regjistrohet e tërë popullata, banorët qind për qind, po 5 për qind, 10 për qind, 7 për qind, në të gjitha vendet ku ndërmarrje të tilla statistikore, e tërë popullata nuk merr pjesë në këtë ndërmarrje. Do të dëshiroja që kjo të mos politizohet, të mos keqpërdoret sidomos nga dy komunitetet më të mëdha, nga komuniteti maqedonas dhe përfaqësuesit e tyre politik si dhe nga komuniteti shqiptar dhe përfaqësuesit e tyre politik. Me përqindje 30, apo 40, apo 50 ka rënie, ka ngritje, kjo është një pasqyrë reale që është bërë përmes njerëzve të administratës shtetërore, e kontrolluar, e menaxhuar dhe e trajnuar nga ekspert ndërkombëtar të fushave të statistikës si dhe të institucionit më të lartë EUROSTAT-it, d.m.th e tërë situata është kjo në vend.

Indeks.mk: A ka pasur manipulim të numrit nga shteti i Maqedonisë së Veriut për të ulur numrin e shqiptarëve në këtë vend?

Ahmeti: Nuk ka nevojë që kjo situatë as të politizohet por as edhe të hidhen dyshime se ka keqpërdorime, se ka keq vendosje të numrave. Do të thotë të gjithë kanë punuar me përgjegjësi në këtë drejtim dhe sa më parë larg politizimit dhe përplasjeve për numrat për përqindjet sepse kjo nuk na çon asgjëkund.

Indeks.mk: Cili është qëndrimi juaj në lidhje me akuzat e opozitës shqiptare, e cila po i kundërshton këto shifra, duke e quajtur mashtrim?

Ahmeti: Unë i hedh poshtë të gjitha këto lajme sepse po ndikojnë në politizimin e situatës, ndikojnë në politizim të komuniteteve dhe ne nuk kemi nevojë që komunitetet t’i politizojmë por komunitetet duhet të besojnë në këto procese, komunitetet duhet të besojnë në këto ndërmarrje sepse nuk bëhen angazhime në ndërmarrje të tilla për të bërë keqpërdorime, për të bërë falsifikime por për të dhënë pasqyrë reale vet Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të BE-së sepse kërkesë e tyre ka qenë gjithë kohës për të ditur realitetin objektiv në Republikën e Maqedonisë së Veriut pikërisht për numrin e popullatës rezidente dhe jo rezidente si dhe pasuritë e përgjithshme të popullatës në vend.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles