-5 C
Struga
Monday, January 24, 2022
spot_img

Ahmeti – Baumgartner: Presim datë për konferencën e parë ndërqeveritare BE-në

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, Cyril Baumgartner, me çrrastë kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, rëndësinë e stabilitetit dhe konzistencës politike që vendi të vazhdojë rrugëtimin drejt Bashkimit Europian (BE), si dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të kontestit me Bullgarinë.

“Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka shprehur ambasadorit Baumgartner faleminderimin e tij ndaj Republikës së Francës për përkrahjen e vazhdueshme që i jep vendit duke potencuar edhe nevojën e thëllimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira bilaterale mes dy vendeve. Ahmeti e ka cilësuar si jashtëzakonisht të rëndësishëm rolin dhe qasjen kontruktive të Francës për perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në periudhën e presidencës së saj me Bashkimin Europian nga Janari deri në Qershor të vitit 2022 duke përshëndetur iniciativën e Samitit për Ballkanin Perëndimor gjatë presidencës franceze. Ahmeti përshëndeti zgjedhjen e qeverisë së re në Bullgari dhe shprehu nevojën dhe gatishmërinë për zhvillim të menjëhershëm të dialogut në muajt vijues për ta mbyllur çështjen bilaterale midis dy vendeve dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles