8.9 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Ahmeti: Agjenda e blertë është po aq kombëtare sa çështjet kombëtare që kemi zgjidhur deri më tani

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën parazgjedhore e vazhdoi në komunën e Vrapçishtit, duke prezantuar kështu kandidatin për kryetar komune Nebi Rexhepin si dhe listën e kandidatëve për këshilltar.

“Jemi këtu të gjithë së bashku që të rikonfirmojmë mbështetjen e fortë që do të ketë kandidati Nebi Rexhepi për të drejtuar komunën në katër vitet e ardhëshme. Ky është investimi që ka bërë BDI sepse pas Nebiut qëndrojnë kuadro të fuqishme në shumë fusha si në financa, ekonomi, ambient, me paraqitje ndërkombëtare sepse ka edhe të tillë që mendojnë se gjithkush mund të drejtojë e qeverisë por nuk është e lehtë të drejtosh komuna dhe shtet, pa specialist e njerëz të pregaditur. Këtu, krahas fushës së Pollogut si thesar që kemi, ne votuam ligjin për themelim të Sharrit si Park kombëtar, këtu është ardhmëria, këtu janë puset e naftës kurse mali Sharr nuk ka asnjë zëvendësim sepse e kemi dhuratë nga Zoti, duhet ta ndërtojmë dhe ta bëjmë të vizituar nga mbarë bota. Agjenda e blertë është po aq kombëtare sa çështjet kombëtare që kemi zgjidhur deri më tani, po aq rëndësi ka Agjenda e blertë si flamuri kombëtar e flamuri”, ka theksuar kështu kryetari i BDI-së Ahmeti.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles