7.7 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Afati për dorëzimin e dokumentacionit për bursë studentore është prej më 1 deri më 30 tetor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) i njofton të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së bursës për studentë të realizuar në njërin nga vitet e kaluara akademike, ndërsa të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuese për vazhdimin e të njëjtës, se afati për dorëzimin e dokumentacionit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës fillon më datë 01.10.2022 dhe zgjatë deri më 30.10.2022.

Shfrytëzuesit e bursës duhet të dorëzojnë: Vërtetim për regjistrimin e semestrit të ardhshëm, gjegjësisht vitit të studimit, Certifikatën e provimeve të kaluara me sukses të viteve të kaluara, UPPI formularin për provimet e parapara dhe të dhëna me sukses nga vitet e kaluara, si dëshmi se ka dhënë 80 për qind gjegjësisht 90 për qind ( varësisht nga lloji i bursës të cilën e shfrytëzon) nga provimet e parapara, gjegjësisht se ka ruajtur notën mesatare të studimeve në përputhje me kontratën e bursës.

Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike me bashkëngjitjen e dokumentacionit përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk.

Prej MASH-it kumtuan se për çdo informacion apo pyetje kontaktoni në e-mail studentski.stipendii@mon.gov.mk.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles