18 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Ademi: Shumica e re në Kuvend është e qëndrueshme

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi flet mbi ngjarjet politike në vend, punën e Kuvendit dhe rolin e opozitës.

Kuvendi zgjodhi Qeverinë me 62 vota një javë më parë, se sa është e qëndrueshme shumica e re parlamentare, Ademi jep këtë përgjigje:

“Sigurisht se shumica parlamentare është e qëndrueshme ashtu siç kemi thënë edhe më parë. Tendencat janë për zgjerimin, forcimin, përforcimin e shumicës parlamentare për arsye se kjo shumicë parlamentare e ka një orientim të qartë pro perëndimore pro vlerave europiane euro atlantike e kështu që nuk ka deputet të cilët do të rreshtoheshin kundër një përcaktimi të këtillë strategjik, prandaj kjo shumicë parlamentare dhe kjo qeveri që ka mbështetjen maksimale të shumicës të deputetëve në Кuvend është stabile dhe është e fokusuar maksimalisht në realizimin e të gjitha politikave, masave dhe projekteve të cilat e përbëjnë programin qeverisës që është një program i konsiliduar, një program ambicioz dhe një program i cili ka vizion të qartë se ku do të na shpie neve si vend dhe si shoqëri”, ëahtë shprehur Ademi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles