8.9 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Ademi: Me bllokim të ligjit për lojërat e fatit, VMRO-ja mbron “bosat” dhe kontratat e dyshymta!

Shefi i grupit parlamentarë nga BDI-ja, Arbër Ademi në foltoren e Kuvendit ka këkruar seancë më një pikë të vetme në të cilën sipas Ademit do të diskutohet për miratimin e ligjit të ri për lojrat e fatit.

Ai tha se êshtë VMRO-ja së bashku me partitë opozitare shqiptare që sillen si satelit rreth VMRO-së që bllokojnë ligjin në fjalë.

Koordinatori i BDI-se tha se ështé kryesuesi i komisionit për financa dhe Buxhet i VMRO-së që nuk e hap diskutimin në komisionin amë për këtë ligj.

Shtoi se ligji është i qartë dhe parasheh qê bastoret apo kazinotë të jenë 500 metra largë objekteve shkollore.

“Ju bëj thirrje, ta miratojmë ligjin, ti ngrisim taksat për bastore e kazino. Ti largojmë të njejtat nga objektet shkollore, 500 metra larg”, tha Ademi.

Shtoi se bllokimi i ligjit ka për qëllim mbrojtjen e pronarëve të kazinove dhe bastoreve.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles