3.9 C
Struga
Tuesday, March 5, 2024
spot_img

Abazoviq: Gjokoviqi do bëhet qytetar nderi i Malit të Zi

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një intervistë për gazetën “Nova” të Beogradit, ka paralajmëruar se do t’i ndajë titullin “qytetar nderi” kampionit serb të tenisit, Novak Gjokoviq, ashtu siç kishte vepruar muaj më parë edhe me basketbollistin serb Vlade Divaq.

“Në përgjithësi, mendoj se sporti është një ndihmesë e madhe për të kapërcyer më lehtë disa nga vështirësitë politike apo ekonomike. Mbështetja ime e plotë shkon për njerëzit që janë markë globale. Nuk janë markë vetëm e Serbisë e as e Malit të Zi, janë markë globale”, ka thënë Abazoviqi.

“Personalisht, do të më pëlqente nëse me dëshirën e tij, ai do të bëhej qytetar nderi. Sigurisht kjo është çështje vullneti, ai është po aq i mirëpritur edhe pa këtë titull. Dhe jo vetëm ai, por kushdo që me të vërtetë e meriton dhe mund të jetë promotor i Malit të Zi”, ka shtuar kryeministri malazez.
Ndërkohë, tenisti serb vazhdon të flasë me urrejtje tmerruese kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Ai shpesh ka përkrahur publikisht thirrjet nacionaliste dhe fashiste serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Tenisti serb kishte shkruar “Kosova është zemra e Serbisë” në turneun e mbajtur në “Stade Roland Garros” në fund të majit në Paris.

Ndërkaq, kryeministri malazez e kishte takuar yllin serb të tenisit më 11 maj në stadiumin “San Siro” të Milanos, i cili, krahas fotografisë së publikuar në rrjetet e tij sociale, kishte lartësuar figurën e një njeriu që, për më tepër, njihet edhe për mohimin e gjenocidit në Bosnje-Hercegovinë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles