8.7 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Abazovic zbulon detaje të pa thëna rreth urës që do të afrojë Velipojën dhe Ulqinin në 1 kilometër afër

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, me një postim në rrjetin social Facebook, ka elaboruar në detaje projektin e urës që do të ndërtohet në lumin Buna

Abazovic tregoi saktë se sa do të jetë e gjatë dhe e gjerë kjo urë.

“Gjatësia totale e urës do të jetë 310m dhe diapazoni midis dy shtyllave mbështetëse do të jetë 139m. Ura do të jetë 17m e gjerë, do të ketë dy korsi trafiku nga 3.75m secila, dy trotuare nga 2m secila dhe dy korsi biçikletash nga 1.25m secila”, shkroi ai.

Ai më tutje tregoi edhe për lidhjen dhe qasjen më të shpejtë që do të mundësojë ndërtimi i kësaj ure.

“Ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë çdo vit”, tha ai.

Gjithashtu sipas tij me rreth 72km do të shkurtohet distanca ndërmjet dy qyteteve bregdetare.

“Distanca aktuale mes Ulqinit dhe Velipojës është 73km, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm

1km”, shkroi Abazovic.

Në fund ai tregoi se kur do të përfundojë ky projekt.

“Data e planifikuar e përfundimit të punimeve është gusht 2024”, shkroi ndër të tjera ai.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles