19 C
Struga
Sunday, October 2, 2022
spot_img

A na mbron maska nga varianti i ri i COVID-19

Disa vende kanë ndërmarrë masa për të trajtuar përhapjen e Covid, sidomos pas zbulimit të variantit Omicron. Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar është miratuar doza e përforcuese për të rriturit dhe maskat janë bërë të detyrueshme në dyqane dhe në transportin publik, shkruan BBC.

Omicron është varianti i 13-të i identifikuar nga OBSH.

Shkencëtarët që kanë analizuar variantin janë shprehur të shqetësuar. Sipas tyre Omicron ka më shumë mutacione se çdo variant tjetër dhe ato janë gjithashtu të ndryshme.

Kjo mund të nënkuptojë se është më infektiv, shkakton simptoma më të rënda dhe mund të shmangë mbrojtjen nga vaksinat në krahasim me variantet e tjera.

Si mund ta kuptoj që jam infektuar me variantin e ri?

Nëse keni simptoma të Covid dhe kryeni një test PCR, të  gjithë tamponët e rasteve të dyshuara të Omicron dërgohen në laboratorë të specializuar për sekuencë gjenomike që konfirmon nëse jeni të infektuar me varianti e ri.

Nëse rezultoni pozitiv, do të karantinoheni, gjithashtu edhe personat më të cilët keni pasur kontakt do të karantinohen edhe nëse janë vaksinuar plotësisht.

Pse nuk i vaksinojmë fëmijët mbi moshën pesë vjeç?

Fëmijët e vegjël mund të infektohen me virusin, por ka shumë pak gjasa që ata zhvillojnë simptoma të rënda. Shumica e rasteve janë të lehta dhe fëmijët shërohen shpejt, veçanërisht fëmijët e vegjël. Mbretëria e Bashkuar ka këshilluar tani që fëmijët e moshës mbi 12 vjeç të marrin dy doza por rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar ende nuk ka licencuar ndonjë vaksinë Covid për fëmijët më të vegjël.

Këshilltarët e vaksinave duhet të jenë të bindur se përfitimet e vaksinimit të fëmijëve të vegjël do të tejkalojnë çdo rrezik (qoftë të vogël) nga vaksinat.

A ka prova që mbajtja e maskave të zakonshme, jo ato N95, na ndihmon?

Provat sugjerojnë se transmetimi i Covid ndodh kryesisht në ambiente të mbyllura ku njerëzit qëndrojnë afër njëri-tjetrit. Mbajtja e maskës redukton përhapjen e pikave të koronavirusit nga kolla, teshtitja dhe gjatë të folurit. Mbajtja e maskës në mënyrë të vazhdueshme mund të ndihmojë në reduktimin e përhapjes së virusit.

Qëllimi kryesor është të mbrojmë të tjerët.  Maskat standarde kirurgjikale gjithashtu janë efektive. Maskat ​​FFP2 dhe FFP3/N95 ofrojnë më shumë mbrojtje.

Nëse maska është  e detyrueshme në dyqane dhe transport publik, a nuk duhet të jetë e  detyrueshme edhe në zyra, apo qeveria duhet ta bëjë të detyrueshme edhe punën nga shtëpia?

Udhëzimi i punës nga shtëpia në Angli përfundoi kur shumica e rregullave të Covid u hoqën më 19 korrik . Zëdhënësi i kryeministrit ka deklaruar se shfaqja e variantit të ri Omicron nuk e ka ndryshuar diçka të tillë, duke shtuar se u takon punëdhënësve të vendosin për diçka të tillë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles