Me ritme të shpejta po vazhdojnë punimet në rrugën Elbasan- Qafë Thanë, pjesë e Korridorit të 8.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, inspektuan punimet në lotin e parë, i cili po bëhet gati për t’u asfaltuar në gjatësi prej 5 kilometra.
“Fshati Labinot- Fushë dhe vazhdon për rreth 34 kilometra në një rrugë që shikoni ju me të gjitha
parametrat e autostardës dhe vazhdon deri në afërsi të Qafë Thanës.”
Ndërkohë ka përfunduar 95% e veprave të artit si ura, tombino dhe bokse si dhe mbrojtja lumore.
“Kemi bërë një hyrje të madhe me hyrje dhe dalje nga lartë poshtë, e mbjellur 11 metra mbi shtratin e lumit. Është një rrugë e cila në bazën e vetë fillon me 30 metra gjerësi dhe po ngrihet skarpata 11 metra e lartë.”
Gjithsej kjo rrugë ka 8 lote dhe është një investim i rëndësishëm infrastrukturor që i jep frymëmarrje turizmit në zonën juglindore të vendit.
Kjo rrugë do të lidhë vendin tonë më Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, ndërsa do të kthejë portin e ri tregtar të Durrësit në një pikë strategjike.