11 C
Struga
Saturday, November 27, 2021
spot_img

9 viktima dhe 524 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3.126 teste, ndërsa janë regjistruar 524 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 215, Manastir – 44, Kavadar – 27, Kumanova dhe Kriva Pallanka nga 24, Prilep, Veles dhe Koçani nga 21, Berovë – 15, Dellçevë – 14, Tetovë – 13, Gjevgjeli – 10, Negotinë – 9, Kratovë – 8, Shtip dhe Demir Hisar nga 6, Ohër, Radovishi, Vinica dhe Vallandova nga 5, Kërçova, Resnja dhe Bogdanci nga 4, Gostivari dhe Struga nga 3, Strumicë dhe Pehçeva nga 2, Sveti Nikollë, Demir Kapi, Makedonska Kamenica dhe Dojran nga 1.

Sot janë regjistruar 565 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 9 viktima nga coronavirusi. 3 persona të vdekur nga Kriva Pallanka (67, 73 dhe 81), 2 persona nga Shkupi (71, dhe 77) dhe nga një i vdekur nga Manastiri (75), Koçani (78), Probishtip (66) dhe Tetova ( 67).

Po ashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini IM”, janë raportuar 8 persona të vdekur me datë vdekje nga data 24.10.2021 deri më 13.11.2021. Janë regjistruar personat e vdekur nga Shkupi (2), Velesi (2), Gjevgjelia (1), Kriva Pallanka (1), Koçani (1) dhe Tetova (1).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 209.971, numri i të shëruarve është 194.346, numri i të vdekurve është 7.354, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.271.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles