22 C
Struga
Saturday, August 13, 2022
spot_img

9 viktima dhe 409 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.751 teste të kryera janë regjistruar 409 raste të reja me virusin korona. 161 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 289 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 9 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se person tjetër që ka ndërruar jetë me datë 20.12.2021 është regjistruar në raportin e sotëm.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 223.739 raste, prej të cilëve 211.021 janë shëruar, kurse 7.917 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 4.801 raste aktive me koronavirus.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles