14 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

8 Dhjetori/ 31 vjet nga lëvizja studentore që rrëzoi diktaturën në Shqipëri

Sot shënohen 31-vjet nga ngjarjet e dhjetorit të vitit 1990, kur në Qytetin Studenti nisën protestat kundër regjimit komunist.

Ishte pikërisht 8 dhjetori i vitit 1990, kur rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar ata marshuan nga “Qyteti Studenti” drejt qendrës së Tiranës, duke shënuar një kthesë në historinë e Shqipërisë  që çoi më pas në vendosjen e pluralizmit politik.

Me thirrjen e njohur, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, të rinjtë studentë, kërkuan vendosjen e pluralizmit politik, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe integrimin e vendit në Europë.

Protestat do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje kur në takim me Ramzi Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Dita Kombëtare e Rinisë, u shpall nga Kuvendi i Shqipërisë më 8 dhjetor të vitit 2009, për të kujtuar e nderuar lëvizjen e studentëve të dhjetorit të vitit 1990, e cila shënoi fundin e një epoke të errët dhe fillimin e një epoke të re për vendin tonë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles