-8 C
Struga
Tuesday, January 25, 2022
spot_img

70% e rasteve të reja janë me llojin “Omicron”

Çdo i katërti person i testuar rezulton pozitiv me Kovid19, ndërsa në rreth 70% të materialeve të cilat sekuencionohen në ISHP, dalin pozitiv me llojin më të ri të virusit -Omikron i cili është prezent në 12 qytete të vendit. Sipas imunologut Mirko Spirovski, kulmi ende nuk ka arritur, por periudhën e ardhshme pritet një stagnim në kulmin e të infektuarve e më pas një rënie e ndjeshme dhe stabilizim i situatës.

“Unë pres një arritje të kulmit të të infektuarve me Omikron dhe pas atij stagnimi në pikën kulminante, të fillojë ulja e rasteve të reja. 7:35 Sipas meje, mendoj se pas këtij kulminacioni duhet të arrihet një baraspeshë dhe më pas një rënie e numrit. Se sa kjo do të zgjat në periudhë kohore nuk di ta them”- deklaroi Mirko Spiroski, Imunolog.

Megjithëse përhapja e tij është shumë e lartë, në gjithë vendin të shtrirë nëpër Spitale janë mbi 350 pacientë.

“Unë nuk pres se do të vijë shumë shpejtë deri në zhdukjen e virusit korona gjatë këtij viti sic janë disa parashikime optimiste por mendoj se edhe nëse paraqiten variante të tjera mund të jenë ndoshta më ngjitës se Omikroni por me më pak ndryshime në pasqyrën klinike të pacientëve. Pres që të kemi forma shumë herë më të lehta e më të lehta të virusit gjatë periudhës që vjen por jo zhdukje të tërësishme.  Ndoshta fundi I vitit apo fillimi I vitit të ardhshëm sipas meje do të shënonte zhdukjen e virusit”- pohoi Mirko Spiroski, Imunolog.

Sipas tij pas variantit Omikron paraqitja eventuale e mutacioneve të tjera do të ishte shumë më e lehtë krahasuar me variantet e deritanishme. Ai pret që zhdukja e virusit korona dhe fundi i pandemisë të regjistrohet në fund të këtij viti apo më së voni fillimin e vitit të ardhshëm.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles