8.3 C
Struga
Sunday, November 28, 2021
spot_img

7 645 qytetarë kishin të drejtë vote sot

7645 qytetarë patën mundësi të shfrytëzojnë të drejtën e votës sot. Një ditë para ditës zyrtare të votimit për rrethin e dytë, votuan të burgosurit, personat në burg shtëpiak dhe të sëmurët, personat në izolim, personat në shtëpitë e pleqve dhe të shpërngulurit e brendshëm.

Këshillat zgjedhor realizuan votimin e personave të sëmurë kurse këshillat e posaçëm zgjedhor realizuan votimin e personave me vendim për izolim, të cilët ishin paraqitur për të votuar. Prej tyre të drejtë votë sot kishin  376 votues në të gjithë territorin. Ekipi i Alsat shoqëroi këshillin e posaçëm zgjedhor në Tetovë. Të veshur me skafandër, ekipi i përbërë nga personel mjekësor dhe përfaqësues politik realizoi votimin e posaçëm duke respektuar masa të posaçme mbrojtëse.

Pas mbylljes së votimit për ditën e sotme, KSHZ-ja duhet të publikojë përqindjen e atyre që e shfrytëzuan të drejtën e votës dhe të japin informacione për mënyrën se si u zhvillua procesi. Institucioni për organizimin e zgjedhjeve përgatitet për ditën e nesërme. Të dielën votohet në gjithsej 43 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, në 2481 vendvotime. Në dy nga këto vendvotime, përkatësisht një vendvotim në Dibër dhe një vendvotim në Shuto Orizare, bëhet rivotim për rrethin e parë, pasi Gjykata Administrative paraprakisht kishte prishur votimin e 17 tetorit.

 “Me të drejtë vote në rrethin e dytë në këto zgjedhje lokale dhe në dy vendvotimet ku përsëritet rrethi i parë, sipas listës zgjedhore, të drejtë vote do të kenë gjithsej 1 milion e 353 e 990 votues.”- deklaroiAdmir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Për qytetarët është aktiv numri i telefonit pa pagesë 0800 555 44 në të cilin mund të merren informacione.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i kujton këshillat zgjedhor për të drejtën e gazetarëve për të informuar gjatë ditës së zgjedhjeve dhe kërkon prej tyre të mos e pengojnë punën e mediave.

 “Si KSHZ, edhe në trajnimet shtesë që i kemi organizuar mes dy rretheve, ua kemi potencuar organeve zgjedhore, Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe këshillave zgjedhore se është e nevojshme të bashkëpunojnë me të gjithë nëpunësit mediatik dhe me vëzhguesit e akredituar, t’u lejohet qasje në vendvotim dhe se transparenca gjate zgjedhjeve për KSHZ-në ka rëndësi të veçantë.”- pohoi Lupka Guguçevska, zëdhënëse e KSHZ-së. 

Votimi nesër hapet në ora 07.00 dhe mbyllet në ora 19.00.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles