24 C
Struga
Sunday, May 19, 2024
spot_img

5.01 promilë alkool u regjistruan te shoferi nga Prilepi

Në Maqedoninë e Veriut mbrëmë është regjistruar shifër e lartë e pranisë së alkoolit në gjak te një shofer gjatë vozitjes. Bëhet fjalë për një shofer nga Prilepi te i cili u regjistruan 5.01 promilë alkool.

Sanksionohen 18 shoferë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit në territorin e SPB Manastir, sanksionohet shoferi me 5.01 promilë.

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se Gjatë natës së kaluar në harkun kohor nga ora 00:00 deri më ora 05:00 në territorin e SPB Manastir është realizuar kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët ngasin automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Si rezultat janë sanksionuar 18 shoferë për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Në Manastir është sanksionuar shoferi nga Prilepi te i cili janë matur 5,01 promilë alkool.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 35 kundërvajtje tjera të trafikut.

MPB-ja bën të ditur se kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ndërsa apelojnë te shoferët që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles