4 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

319 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3 843 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 319 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një person i prekur me COVID-19, ndërsa 221 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, me gjithsej 145 raste.

Janë 5 270 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 66-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 206 935 raste pozitive, prej tyre 198 484 janë shëruar, 5 270 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 3 181 pacientë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles