13.5 C
Struga
Tuesday, April 30, 2024
spot_img

31 milion dollarë shtesë nga SHBA për pajisjen dhe modernizimin e ushtrisë së Maqedonisë së Veriut

Me një mbështetje të re financiare prej 31 milionë dollarësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin procesin e modernizimit dhe pajisjes së ushtrisë sipas standardeve më të larta të Aleancës.

Kjo pako financiare, informuan sot nga Ministria e Mbrojtjes, vjen pas mbështetjes së vitit të kaluar për modernizim dhe pajisje në vlerë prej 106 milionë dollarë, që është dëshmi, theksojnë, për lidhjet e forta mbrojtëse mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleatë në NATO.

Nga fillimi i bashkëpunimit në mbrojtje e deri në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur zhvillimin e mbrojtjes dhe ushtrisë me 160 milionë dollarë, ndërsa vetëm në vitin e kaluar Maqedonia e Veriut ka marrë 137 milionë dollarë shtesë mbështetje amerikane.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles