9.6 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

3 të vdekur dhe dhe 2163 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 3 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar 2163 raste të reja.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Berati 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 82 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç.

Ndërsa nga 7023 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2163 qytetarë, në këto bashki:

1018 në Tiranë, 110 në Shkodër, 95 në Durrës, 86 në Vlorë, 70 në Elbasan, 69 në Fier, 55 në Kamëz, 50 në Kurbin, 46 në Gjirokastër, 45 në Lushnje, 43 në Berat, nga 36 qytetarë në Korçë, Lezhë, 33 në Sarandë, 32 në Pogradec, 27 në Krujë, 21 në Kuçovë, 19 në Vorë, 17 në Patos, nga 15 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, 14 në Dibër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Devoll, Dimal, Shijak, 12 në Skrapar, nga 10 qytetarë në Cerrik, Tepelenë, Përmet, Kavajë, 9 në Delvinë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Peqin, 7 në Poliçan, nga 6 qytetarë në Belsh, Mirditë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Kukës, Tropojë, Rrogozhinë, Selenicë, Dropull, Memaliaj, nga 4 qytetarë në Konispol, Mat, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Has, Libohovë, Kolonjë, Prrenjas, nga 1 qytetar në Pukë, Klos, Roskovec, Himarë, Këlcyrë.

Janë 20,409 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 882 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 207,266 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles