7.2 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

2,435 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në SHBA

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 693 076, prej të cilëve 2 435 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 43,23 milionë, me 110 593 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,7 milionë raste të konfirmuara dhe 68 826 të vdekur, raporton ATSh.

Në SHBA, deri më tani, mbi 213,7 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 185,2 milionë dozën e dytë.

Qendrat amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë njoftuar se 77 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë vaksine antiCOVID-19.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles