18 C
Struga
Thursday, May 2, 2024
spot_img

2-0 në Dragao, Maqedonia nuk ia del kundër portugezëve

Portugalia ka arritur të fitojë një ndeshje pa probleme ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 2-0.

Bruno Fernandes ishte autori i golit të parë në minutën e 32-të të pjesës së parë pas një asistimi nga Cristiano Ronaldo, duke dërguar kështu në dhomat e zhveshjes ekipin e tyre në avantazh.

Portugezët kanë menaxhuar totalisht lojën duke mos i lënë hapësira kundërshtarit. Tentativat e shumta sollën edhe golin e dytë për portugezët, ku në një kundërsulm, Diogo Jota në minutën e 65-të dërgoi një top të bukur te Bruno Fernandes ku ky i fundit me një kontroll perfekt të topit e dërgoi në rrjetën e portës kundërshtare.

Portugalia kështu arriti të marrë biletën për Kupën e Botës, Katar 2022.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles