16 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

174 viktima nga trazirat në stadiumin në Indonezi

Të paktën 174 persona janë vrarë dhe 180 janë plagosur pas trazirave që shpërthyen në një stadium futbolli në Indonezi, raporton BBC.

Trazirat shpërthyen pas një loje që skuadra vendase humbi, ku tifozët e pakënaqur hynë në fushë dhe policia hodhi gaz lotsjellës në përpjekje për të kontrolluar situatën.

34 persona vdiqën në stadiumin Kanjuruhan dhe pjesa tjetër u shtruan në spital. 180 persona u plagosën, thanë autoritetet. Mes të vrarëve ishin edhe dy policë.

Një zëdhënës i policisë më vonë njoftoi se 129 njerëz kishin vdekur në një nga fatkeqësitë më vdekjeprurëse në botë në stadiumet sportive. Drejtori i spitalit tha për televizionin lokal se një viktimë ishte pesë vjeç.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles