9.7 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

16-vjeçari në koma pas aksidentit/ Adoleshenti u përplas me Jet Ski në Himarë, u plagos dhe shoku i tij

Aventura me jet ski e një grupi të rinjsh në plazhin e Llamanit në Himarë la të plagosur rëndë një 16-vjeçar, që po lufton për jetën.

Adoleshenti nga Tirana ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës, ku mbërriti me fraktura shumë të rënda në kokë prej përplasjes me mjetet lundruese. Situata ishte aq kritike sa në fillim u raportua vdekja e te riut, por më pas u konfirmua se ai është ende në jetë.

Të rinjtë sipas policisë kryenin manovra të rrezikshme me jet ski dhe pas përplasjes, 16-vjeçari u nxor nga uji i gjakosur dhe u nis me urgjencë me helikopter drejt Traumës në Tiranë.

Nga përplasja e mjeteve ujore në det u plagos lehtë edhe një 17-vjeçar.

Pasditen e së martës  katër adoleshentët morën me qira dy jet ski, njërën prej të cilëve e drejtonte 16-vjeçari.

Fillimisht ngjarja u raportua si një incident i hedhjes nga shkëmbi nga dy shokët e adoleshentëve, por më pas policia sqaroi se për shkak të tronditjes ata kishin dhënë dëshmi të rreme , duke sqaruar se si ngjarja kishte ndodhur realisht.

Procedimi penal ka nisur edhe për Renato Panajotin, pronarin e mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”, pasi ligjërisht të miturve nuk iu lejohet të marrin mjete të tilla lundruese.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles