10 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

16 viktima dhe 1913 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë bën me dije, se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit: Janë kryer 7.219 analiza dhe janë regjistruar 1.913 raste të reja me COVID-19.

Nga numri total i pozitivëve (1,913), janë regjistruar 243 riinfeksione. Gjithashtu janë regjistruar 1.353 pacientë të shëruar dhe 16 vdekje. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, dhjetë persona kanë qenë të vaksinuar plotësisht.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.741.085 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 254.857, numri i të shëruarve është 226.409, numri i të vdekurve është 8.198 ndërsa numri i rasteve aktive është 20.250.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles