6 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

150 kompani ushqimore do transferohen në treg të rregulluar të energjisë elektrike

Nga 100 deri në 150 kompani nga industria ushqimore do të kalojnë në tregun e rregulluar si një nga mënyrat dhe masat për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, e rrjedhimisht edhe të inflacionit, njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Kjo masë do të vlejë nga data 1 dhjetor 2022 duke pasur parasysh se ne duhet të përballemi me inflacionin në fushën e ushqimit dhe disa kompani që prodhojnë produkte ushqimore bazë kanë tre deri në katër, madje edhe 10 herë më shumë kosto në hyrje të energjisë elektrike, për të ulur këto kosto që janë input direkt në çmimin final, ato veprimtari do t’i hedhim në tregun e rregulluar, me çmim konkurrues të energjisë elektrike, por me detyrim uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë”, tha Bekteshi në emisionin “Samo vistina” në televizionin Kanal 5 ku ishte mysafir.

Sa i përket ngrohjes, ministri Bekteshi tha se gazi është blerë për dy javët e para të tetorit me çmimin më të volitshëm, që është dyfish më i lirë se ofertat e mëparshme dhe pritet që nga muaji i ardhshëm gazi të ofrohet me çmim më konkurrues për të pasur kosto sa më të ulëta për qytetarët.

“Më 15 tetor me fillimin e sezonit të ngrohjes do të fillojë furnizimi me energji të ngrohjes, radiatorët në Shkup do të ngrohen. Energjia e ngrohjes do të jetë në dispozicion deri në fund të sezonit të ngrohjes”, theksoi ministri Bekteshi.

Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin masat dhe rekomandimet e Qeverisë për kursime, pasi do të kursejnë edhe në buxhetin e brendshëm.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles