11 C
Struga
Saturday, November 27, 2021
spot_img

15 viktima dhe 490 raste te reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.869 testime janë regjistruar 490 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 209 janë në Shkup, Manastir 42, Prilep 33, Kavadar 30, Veles 18, Kumanovë 17, Resnjë 16, Berovë 14, Koçani 12, Gjevgjeli dhe Dellçevë 10, Tetovë dhe Shtip 8, Strumicë dhe Kriva Pallankë 7, Radovish 6, Kërçovë dhe Bogdanci 5, Vallandovë, Kratovë, Makedonska Kamenica dhe Pehçevë 4, Ohër, Sveti Nikole dhe Negotinë 3, Strugë dhe Vinicë 2 dhe nga 1 në Gositvar, Probishtip, Krushevë dhe Makedonski Brod.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëuar 484 pacientë dhe kanë humbur jetën 15 persona.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 212.865 raste, ndërsa prej tyre 197.120 janë shëruar dhe 7.464 kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka gjithsej 8.281 raste aktive me COVID-19.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles