2 C
Struga
Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Јетон Шаќири: Заедно ќе ги надминуваме предизвиците и ќе се радуваме на успесите

Jeton Shaqiri: 📌Së bashku do ti tejkalojmë sfidat dhe do ti gëzohemi sukseseve

➡️Bashkë me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, sot në takimin online diskutuan për aktivitetet të cilat na presin në gjysmëvjetorin e dytë në vitin shkollor 2021/2022. Për të siguruar një proces arsimor sa më të mirë, theksova se është e rëndësishme të ruhet një komunikim i mirë mes shkollave dhe Ministrisë dhe se të gjithë të angazhohen maksimalisht në zbatimin e agjendës arsimore dhe konceptit të ndërtimit të një sistemi arsimor cilësor.

➡️Unë jam në dispozicion të të gjithëve, për të tejkaluar sfidat së bashku dhe për t`iu gëzuar sukseseve, ndërsa këtë e pres edhe nga Ju.

➡️Ministria, shkollat, mësimdhënësit , nxënësit dhe prindërit, të gjithë ne kemi një qëllim të vetëm – të punojmë në interesin më të mirë të arsimimit të fëmijëve, të cilët janë e ardhmja jonë. Të bashkojmë përpjekjet, që të kemi me çka të krenohemi në të ardhmen.

📚Njoftova drejtorët se janë duke u zhvilluar përgatitjet për hartimin e programeve mësimore si dhe teksteve të reja për klasën e dytë dhe të pestë. Zgjerimi i konceptit të arsimit dual do të vazhdojë edhe në fushën e arsimit të mesëm, ndërsa paralajmërova mbështetje të fuqishme për projektet për avancimin e infrastrukturës arsimore.

🎓Në pjesën e dhënies së provimit të maturës shtetërore, nuk do të ketë ndryshime. Mbetet i njëjti koncept si vitin e kaluar dhe do të ketë një koncept të ri nga viti 2022/2023, për të cilin do të ketë debat publik.

📌Заедно ќе ги надминуваме предизвиците и ќе се радуваме на успесите

➡️Заедно со директорите на основните и средните училишта, денеска, на онлајн средба разговаравме за активностите кои претстојат во второто полугодие од учебната година 2021/2022. Со цел обезбедување на што подобар воспитно – образовен процес, министерот рече дека е важно да се одржува добра комуникација меѓу училиштата и Министерството и сите максимално да се ангажираат во спроведувањето на образовната агенда и концептот за градење на квалитетен образовен систем.

➡️Јас сум достапен за сите вас, за заеднички да ги надминуваме предизвиците и да се радуваме на успесите, а тоа го очекувам и од вас.

➡️Министерството, училиштата, наставниците, учениците и родителите, сите ние имаме една единствена цел – да работиме во најдобар интерес на образованието на децата, кои се нашата иднина. Да ги сплотиме нашите напори, за да имаме во иднина со што да се гордееме.

📚Ги информирав директорите дека во тек се подготовките за изработка на нови наставни програми и учебници и за второ и петто одделение. Во делот на средното образование ќе продолжи проширувањето на концептот на дуално образование, а најавив и силна поддршка на проекти за унапредување на образовната инфраструктура.

🎓Во делот на полагањето државна матура, нема да има промени. Останува истиот концепт како и лани, а нов концепт ќе има од 2022/2023 година, за што ќе има и јавна дебата.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles