Home Rajon Takimi në Athinë, liderët e Ballkanit: Mbështetje Ukrainës dhe përkrahje rajonit

Takimi në Athinë, liderët e Ballkanit: Mbështetje Ukrainës dhe përkrahje rajonit

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian shprehën mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me popullin ukrainas në luftën e tij kundër pushtimit rus.

Ata u mblodhën të hënën mbrëma në një darkë joformale në Athinë, të organizuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Selanik.

Liderët theksuan se Ballkani Perëndimor është i një rëndësie strategjike për BE-në dhe se anëtarësimi i vendeve të tij në bllok do t’i kontribuonte stabilitetit dhe prosperitetit jo vetëm të rajonit, por edhe të Evropës në tërësi, shkruan REL.

Exit mobile version