Home Rajon Fshati i Kosovës “pozitiv” me miliona euro ari nëntokë

Fshati i Kosovës “pozitiv” me miliona euro ari nëntokë

Slivova ka rezultuar “pozitive” dhe “shumë e suksesshme” në një studim të fundit të “Western Tethyan Resources” për pasuri nëntokësore. Miniera e arit në këtë fshat në dalje të Prishtinës ka rezultuar të ketë vlerë aktuale të arit rreth 27 milionë dollarë, ndërsa në projektin që pritet të zgjasë 7 vjet, pritet të nxirren afro 170 milionë dollarë ari.

Proactive”, uebfaqe britanike që merret me hulumtime në këtë fushë, të mërkurën ka shkruar se si WTA ka përfunduar testimin preliminar të minierës dhe se rezultati ka qenë “i shkëlqyeshëm”. Aty theksohet se çdo vit, sipas parashikimeve, mund të nxirren rreth 13 mijë ons (368 kilogramë ari).

Të dhënat janë konfirmuar për KOHËN edhe nga Mentor Demi, shef ekzekutiv i “Western Tethyan Resources”, kompani përgjegjëse për Slivovë. Ai ka bërë të ditur se licenca për këtë minierë është nën zotërim të një kompanie kanadeze, ndërsa WTA është duke blerë projektin dhe është përgjegjëse për hulumtim e zhvillim.

Ai ka konfirmuar se miniera është e pasur me xehe ari dhe argjendi.

Sipas të dhënave që ka ofruar ai, çdo vit pritet të nxirren rreth 13 mijë ons, dhe se përllogaritja bëhet me çmimin mesatar të arit në disa vjet, prej 1835 dollarësh për ons.

Demi ka thënë se “projekti akoma ka nevojë për studimin detal të fizibilitetit dhe kompania është duke punuar në atë drejtim, mirëpo bazuar në resurset aktuale parashihet të zgjasë së paku 7 vjet”.

Exit mobile version