Home Rajon Shqipëri, 570 infektime të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

Shqipëri, 570 infektime të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

Vijon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja me COVID në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 570 qytetarë nga 3469 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk kanë mundur ta fitojnë dot betejën me COVID 4 qytetarë.

Janë 7,780 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,639 që nga fillimi i epidemisë.

Exit mobile version