Uashingtoni vijon në mbështetjen ndaj Kievit. Sipas CNN, administrata amerikane ka zhbllokuar fondin më të madh për Ukrainën nga fillimi i konfliktit ne shkurtin e kaluar.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për rreth 2.5 miliardë dollarë, ende të pa miratuara por që mund të finalizohen brenda kësaj jave.
Në paketën e ndihmave, spikasin për herë të parë mjetet e rënda si ato të tipit Stryker, mjeti m e8 rrota që ushtria amerikane ka filluar të përdorë fillimisht në luftën ne Irak në 2003 dhe që nga ai moment e ka shoqëruar në çdo mision ushtarak.
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë vetëm në ndihmë ushtarake rreth 23 miliardë dollarë, ndërkohë që ndihma ndaj Kievit në qoftë se shtohen edhe ndihmat humanitare kalojnë 50 milionë dollarët.