Home Sport FC Voska Sport mposht Vardarin

FC Voska Sport mposht Vardarin

‼️ Fitore infarkt në derbin ndaj Vardarit ‼️

Fitore infarkt në ndeshjen derbi ndaj Vardarit. Edhe pse ekipi ynë kishte disavantazh deri në minutën e 90-të, pas një goli të pranuar në fundin e pjesës së parë, falë dy golave të shënuar në kohën shtesë, në fund regjistruam fitore 2:1.
Pa dyshim është kjo fitorja më e ëmbël e këtij sezoni, pasi na afron edhe më shumë drejt Ligës së Parë, që njëherit ishte dhe mbetet qëllimi kryesor i skuadrës sonë.
Përkundër dominimit të plotë gjatë pjesës së parë, një pakujdesi në mbrojtjen tonë, bëri që Vardari në pushim të shkojë me epërsi minimale.
Megjithatë dëshira e madhe për fitore bëri që skuadra të besoj deri në fund, ndërsa e gjithë kjo dha rezultatin e duhur në minutat shtesë të takimit.
Fillimisht Alen Jasharovski barazoi shifrat me golin e shënuar në minutën e 91-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi pasimin e Arlind Alitit dhe nga afërsia shënoi për 1:1, derisa në minutën e 93-të, Ermedin Adem shënoi golin e fitores.
Ishte ky goli i parë i shënuar për shkupjanin, dhe me siguri goli më me vlerë për skuadrën tonë, pasi fitorja ndaj rivalkit të drejtëpërdrejtë për vendin e parë, Vardarin, na shpien drejtë Ligës së Parë.
Ishte kjo fitorja e 19-të sezonale për skuadrën tonë, që tashmë numëron 62 pikë, 4 më shumë se Gostivari i vendit të dytë, derisa Vardari me 56 pikë, tashmë renditet në pozitën e tretë.

ForcaVoskaSport

Exit mobile version