Home Sport Rikthim te fitorja me goleadë, Spanja argëtohet në kualifikueset Euro 2024

Rikthim te fitorja me goleadë, Spanja argëtohet në kualifikueset Euro 2024

Humbja ndaj Skocisë është hedhur mbrapa krahëve, me Spanjën që është rikthyer te fitorja në kualifikueset e Euro 2024. Të besuarit e trajnerit de la Fuente triumfuan pastër, me shifrat 1-7 ndaj Gjeorgjisë. 

Në Tbilisi, spanjollën vuajtën vetëm në minutat e para për gjetjen e golit, teksa sfida u zhbllokua nga Morata në minutën e 22-të. Vendasit ishin të pafat pak më pas, pasi Kvirkvelia realizoi autogol. Iberikët shënuan edhe dy herë të tjera brenda pjesës së parë me Olmo dhe Morata, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin e 4 golave.

Goli i nderit për Gjeorgjinë mban firmën e Giorgi Chakvetadze (49’). Spanja u tregua edhe më e pamëshirmshme në pjesën e dytë, pasi vazhdoi festivali i golave, me Moratën,  Willians dhe Yamal.

Exit mobile version