Home Sport Enis Bardhi “fundos” Armeninë me 3 gola të shënuara

Enis Bardhi “fundos” Armeninë me 3 gola të shënuara

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll “deklasoi” Armeninë në Erevan me 5-0, falë një triplete të Enis Bardhit. Mesfushroi shqiptarë ishte në qendër të vëmendjes në këtë përballje duke shënuar 3 gola, si një lider i vërtetë i ekipit që përcollën deri në fund kapitenin e tyre.

Rezultatin e hapi Aleksandar Trajkovski në minutën e 22-të pas asistimit të Stefan Ashkovskit. Në fund të pjesës së parë, Ennis Bardi shënoi pas një asistimi të Elif Elmas për të rritur epërsinë në 2:0. Mesfushori shqiptarë shënoi edhe dy herë nga penalltia në pjesën e dytë. Fillimisht realizoi penalltinë në minutën e 66-të të bërë ndaj tij, ndërsa në minutën e 89-të goditi penalltinë e shkaktuar ndaj Ezgjan Alioskit. Në ndërkohë, Milan Ristovski shënoi gol në minutën e 79-të pas asistimit të dytë të Elmasit.

Pas kësaj fitore, Maqedonia ka ruajtur shanset për ndeshjet e balotazhit dhe do të shpresojë për një befasi në sfdiën në mes Rumanisë dhe Islandës. Me këtë të fundit do të përballet në Shkup, më 14 nëntor.

Exit mobile version